Grante për sipërmarrjet bujqësore – Peleshi: Bëni kujdes, rrezik përthithja e fondit
Sipërmarrjet e interesuara për grantet e Bashkimit Europian për financimin e bujqësisë, duhet të tregojnë kujdes në hartimin e planeve të biznesit dhe ndjekjen e procedurave. Gjatë një takimi me biznese të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi këshilloi bizneset, duke theksuar se ekziston rreziku që fondi prej 94 milion eurosh të mos përthithet i gjithi.
Nga ana tjetër, Ministri kërkoi nga sistemi bankar që t’i japë më shumë hapësirë kreditimit të bujqësisë.
Brenda 10 Majit, do të hapet thirrja që do t’ju japë mundësi fermerëve të aplikojnë për të përfituar grante nga fondi i IPARD prej 94 milion eurosh. Dy masat e para janë investimet në fermë dhe përpunim.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.