Greqi, deficiti i llogarisë korrente – Zgjerohet prej pagesave të interesit, rriten të ardhurat nga turizmi

Defiçiti i llogarisë korrente të Greqisë është rritur në muajin Shkurt, krahasuar me të njejtën periudhë një vit më parë, prej përkeqësimit të bilancit të të ardhurave primare.
Të dhënat e Bankës Qendrore treguan se defiçiti qëndroi në 1.3 miliardë euro, krahasuar me 1.03 miliardë që ishte në Shkurt 2017.
Të ardhurat nga Turizmi ndërkohë, u rritën në 151.9 milionë euro, nga 134.9 milionë në të njejtën periudhë një vit më parë.
“Rritja e defiçitit të llogarisë së të ardhurave primare, kryesisht prej pagesave më të larta të interesit, ishte faktori kryesor pas rritjes së defiçitit të llogarisë korrente”, deklaroi Banka e Greqisë.
Sipas institucionit, eksportet e mallrave kanë vazhduar trendin pozitiv, duke u rritur me 14.5% me bazë vjetore, ndërsa importet, u rritën me një normë më të ngadaltë.
Për 2017-ën në total, defiçiti i llogarisë korrente të Greqisë arriti 1.5 miliardë euro në rënie me 418 milionë nga viti i kaluar.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.