Greqia, 6 muaj që subvencionon energjinë – Ndihma për familjet dhe bizneset kalon 2 miliardë euro që prej Shtatorit

Greqia do të subvencionojë faturat e energjisë për familjet dhe bizneset që përballen me rritje të çmimeve për të gjashtin muaj radhazi në Shkurt, sipas ministrit të energjisë, ç’ka e çon totalin e kostos së skemës deri më tani në mbi 2 miliardë euro. Qeveria shpenzoi rreth 1.7 miliardë euro nga Shtatori në Janar, për të subvencionuar faturat e energjisë elektrike dhe gazit për familjet, bizneset dhe fermerët. “Qeveria, për të gjashtin muaj radhazi, po mbron familjet dhe bizneset nga ndkimi i krizës së jashtëzakonshme të energjisë”- tha ministri i Energjisë, Kostas Skrekas.
Ai shtoi se me masat aktuale, shtuar ato që u lajmëruan së fundmi, totali i ndihmave për energjinë kalon 2 miliardë euro, ndërkohë që vetëm kosto e Shkurtit arrin në 350 milionë euro. Në Shtator, Greqia ofroi një subvencion të faturës së energjisë prej 9 euro në muaj për 300 orët e para të konsumuara në muaj. Kjo u rrit në 18 euro për Tetoritn, në 39 euro për Nëntorin dhe në 50 euro për Dhjetorin.
Muajin e kaluar, qeveria zgjati ndihmat për familjet drejt Janarit, me subvencionet që shënjestronin kostot e energjisë elektrike për banesat e para që u vlerësuan në 42 euro për muaj. Ministri Skrekas tha se subvencioni mesatar mujor për konsumin e energjisë për deri në 300 kiloëat/orë, do të arrijë në 39 euro në Shkurt, ndërkohë që çmimet e energjisë u zbutën lehtë. Ndihma është financuar nga të ardhurat nga tregtimi i lejeve të emetimit të karbonit.
Megjithatë, Greqia mund të ketë gjihashtu nevojë që të përdorë buxhetin shtetëror nën skenartë negativë, sipas ministrit të Financave, Christos Staikouras. Greqia ka lajmëruar gjithashtu një skemë më nje kosto prej 100 milionë euro për të subvencionuar ata që synojnë të bëjnë shtëpite me energji më efiçente dhe ndihmojnë me shkurtimin e emetimit të gazrave ndotës. Qeveria synon të mbështesë banorët me një sasi të ngjashme, për të zëvëndësuar pajisjet e vjetra që konsumojnë shumë energji si kondicionerët dhe friogriferët.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.