Greqia ka “kthyer” faqen – Eurogrupi përgëzon vendin për progresin në rishikimn e reformave
Ministri grek i Financave, Euclid Tsakalotos, tha se ekziston një konsensus se Greqia ka lënë pas vështirësitë, pas arritjes së një dakordësie në nivel stafi, të rishikimit të tretë të reformave nën programin e fundit të shpëtimit.
“Takimi i Eurogrupit ishte pozitiv për Greqinë, pasi të gjithë institucionet dhanë komente të mira për vendin”, tha Tsakalotos.
Presidenti i Eurogrupit, që do të largohet në Janar, Jeroen Dijsselbloem, e mirëpriti marrëveshjen e shpejtë të Greqisë.
“Është surprizuese që kemi arritur në dakordësi brenda kohës”, tha Dijsselbloem, duke shtuar se tashmë ministrat e financave të Eurozonës do të diskutojnë hapat e radhës.
Komisioneri për çështjet Ekonomike dhe Financiare, Piere Moscovici, tha se dakordësia në nivel stafi e arritur ditën e Shtunë mes Greqisë dhe kreditorëve, është një lajm inkurajues për përfundimin e programit të tretë dhe të fundit të shpëtimit të vendit.
Ai shtoi se rishikimi do të përfundojë pas disa bisedash konstruktive mes autoriteteve greke dhe të gjithë institucionet përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar.
“Progresi i shpejtë jep sinjale pozitive edhe për investitorët. Gjerat po ecin në drejtimin e duhur për Greqinë”, përfundoi Moscovici.
KLevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.