Greqia, me stimuj fiskalë/ Staikouras lajmëron masat e reja, përfshirë përpjekjet për uljen e NPL
Ministri grek i Financave, Christos Staikouras, lajmëroi një reduktim gradual të taksës së solidaritetit, duke shtuar se vendimi përfundimtar do të ndërmerret në muajin Maj, bazuar në hapësirën fiskale që do krijohet. Ministri përsëriti se rishikimi i vlerave nuk do të cënojë klasën e mesme dhe se Taksa Uniformë e Zotërimit të Pasurive të Paluajtshme (ENFIA) do të rivlerësohet. Ai shtoi se pas reduktimit të taksës me 22%, që ndodhi më herët se planifikimet, një tjetër ulje me 30% do të ndjekë. Për më tepër, ministry shtoi se mbledhja e të tatimit mbi të ardhurat u rrit në 85% nga 90%.
“Duke ulur taksat, ne po i japim nxitje qytetarëve që të arrijnë detyrimet dhe të ulin shmangien tatimore”, tha Staikouras. Ministri i Financave tha se skema aktuale e mbrojtes së rezidencës do të përfundojë në muajin Prill dhe një program i ri për shlyerjen e borxhit do të miratohet. Ministri shtoi se do të aplikohet një tjetër ndërhyrje sistemike për të reduktuar kreditë me probleme në vitin e ardhshëm. Staikouras tha se zgjidhja më e mirë do të jetë ulja e objektivit të sufiçitit primar në 2% të PBB, duke shtuar se qeveria po diskuton me institucionet Europiane për një mekanizëm që do të lejojë sufiçitet që të transferohen në vitin e ardhshëm.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.