Greqia rritje me 10 % në sezonin veror 2017. Një model për rrjetëzimin e prodhuesve lokalë dhe hotelerive
Drejtori Ekzekutiv i fondacionit ndërkombëtar TUI Fritz Joussen ka zhvilluar një takim me kryeministrin Alexis Tsipras në Athinë, ku kanë konfirmuar partneritetin e tyre strategjik. Greqia është interesuar për projekte të reja hotelerie dhe më shumë vizita nga anijet turistike.
Kështu, Greqia ka rritur numrin e vizitorëve këtë verë me gati 10 për qind, në 2.5 milionë. Si rezultat, Greqia është destinacioni i dytë më i rëndësishëm pas Spanjës në Grupin TUI.
Ky i fundit po vazhdon të investojë në mbarë botën në sektorin e hotelerisë, vendpushimeve, linjave të lundrimit dhe kjo do të përfshijë edhe Greqinë.
Ishulli i Kretës është planifikuar të zhvillohet si një vitrinë për furnizim të qëndrueshme në pushime. Kështu, po mbështet një projekt në Kretë i cili bashkon sektorët e rëndësishëm ekonomikë të turizmit, bujqësisë dhe vreshtarisë.
Projekti po përfshin gjithnjë e më shumë produkte vendase, ku po marrin pjesë 200 kompani lokale që janë prodhuese të ullinjve dhe verës kryesisht në ishullin e Kretës.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.