Greqia synon rikthimin në tregjet financiare me një obligacion 7- vjeçar
Greqia po planifikon të prekë tregjet financiare ndërkombëtare duke emetuar një obligacion për shtatë vjet, tha një burim i lartë qeveritar për Reuters.
Shteti grek po shpreson të krijojë një rezervë të parave të gatshme deri në 19 miliardë euro për të mbuluar pagesat e borxheve pasi të dalë nga programi i tanishëm i shpëtimit, i cili përfundon në gusht 2018. Zyrtari i qeverisë, i cili kërkoi anonimitet, tha se nuk ka një vendim përfundimtar për datën e saktë.
Vendi i ngarkuar me borxhe, i cili është mbështetur në kreditë e shpëtimit që nga vitit 2010, kërkon të kthehet në financimin normal të tregut pas përfundimit të ndihmës së saj.
Kjo përpjekje e re pritet të jetë e suksesshme pasi situata në tregun e obligacioneve sekondare është përmirësuar ndjeshëm pas shkëmbimit të bonove dhe marrëveshjes për të përfunduar shqyrtimin e programit të tretë të ndihmës.
Shteti grek ka angazhuar pesë banka përkryerjen e transaksionit Barclays, BNP Paribas, Citi, J.P. Morgan dhe Nomura.
Ndërkohë, sipas burimeve pritet që në gusht të lëshohen edhe dy obligacione të tjera, një trevjeçar dhe një tjetër dhjetëvjeçar.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.