Greqia vendos masa të reja antiCovid – Kufizime për sektorin e mikpritjes. Omicron sjell rekord të rasteve ditore
Greqia ka prezantuar masa të reja të kufizmeve në sektorin e mikpritjes, duke afruar kufizimet e planifikuara për Janarin, prej rritjes së infeksioneve me koronavirus. Kjo lëvizje erdhi ndërkohë që autoritetet shëndetësore raportuan se rastet ditore me Covid-19 janë rritur 28,828, në nivelin më të lartë që prej fillimit të pandemisë.
Autoritetet thanë se varianti Omicron, që është tejet ngjitës, duket se është mbizotëruesi në komuntet, me më pak se një muaj që kur u zbulua fillimisht. Baret, klubet e natës dhe restorantet do të detyrohen të mbyllen në mesnatë, përveç natës së Vitit të Rim ku mund të lejohen deri në orën 2 të natës. Pronarët e restoranteve dhe klubeve të natës janë përgatitur për një periudhë të vështirë, me goditje të shitjeve në muajt e ardhshëm.
“Për ne, në sektorin e mikpritjes, është një katastrofë. Nga ana tjetër, nuk mund të injorojmë situatën shëndetësore. Nuk mund të them që dua ta mbajmë hapur, ndërkohë që njerëzit po vdesin”- tha Christos Kotsis, që zotëron një kafe dhe organizon muzik live gjatë natës. Autoritetet ashpërsuan gjithashtu masat javën e kaluar, duke detyruar maskat në ambientet e hapura dhe ndaluar festat e Krishtlindjeve dhe Viti të Ri në vende publike.
Ministri i Shëndetësisë ,Thanos Plevris, tha në një konferencë se nëse masat respektohen plotësisht, kjo do të lejonte rikthimin në normalitet nga mesi i Janarit. Megjithatë, kjo nuk do të ngushëllonte sektorin e mikpritjes, që mbante shpresat tek festat për të nxitur të ardhurat. “Ne kishim blerë stokun për mbrëmjen e Vitit të Ri, njerëzit kanë dalë për të shpenzuar, por fatkeqësisht, gjërat do të bëhen shumë keq financiarisht për ne, përsëri”- tha Yannis Amerikanos, manaxher i një restoranti.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.