Gripi i shpendëve në vendin tonë – Zv.Minisrja Gjeci konfirmon 2 vatra të reja

Zv.Ministrja e Bujqësisë, Emira Gjeci ka mbajtur sërish ditën e sotme një deklaratë për mediat, në lidhje me situatën e grupit të shpendëve.
Ministrja ka bërë me dije se janë konfirmuar dy vatra të reja të gripit të shpendëve, një në Devoll dhe një në Divjakë. Mësohet se shpendët e infektuar janë të oborreve, po jo të pularive.
‘AKU po vijon me kontrollet, Më lejoni të shfrytëzoj ekranet tuaja dhe këtë komunikim për t’ju drejtuar konsumatorëve se nuk ka asnjë rrezik si për mishin ashtu dhe për vezët të cilat i blini nga operatorët e licensuar dhe produktet janë të kontrolluara. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius si është dhe procedura normale e gatimit’- tha zv.Ministrja Ermira Gjeci.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.