“Gropa e zezë” e pronave, KLSH: Në 4 vite dëmi ekonomik në ALUIZNI dhe ZVRPP, 2.4 mld lekë
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përmbledhur rezultatet e auditimeve të zhvilluara në ALUIZNI dhe ZVRPP, përgjatë viteve 2013 – 2017.
Në total, për periudhën 4 vjeçare nga auditimet është konstatuar: një dëm ekonomik (i matshëm) në vlerën 2,4 mld lekë, ndërkohë që janë rekomanduar: 137 masa “largim nga puna”, 134 masa “vërejte deri në largim nga puna”, si dhe janë kallëzuar penalisht: 196 punonjës dhe drejtues të ALUIZNI dhe ZVRPP.
Krahas dëmit ekonomik të matshëm në këto institucione ekziston edhe një dëm ekonomik i fshehur dhe i pamatshëm, shumë herë më i lartë se i pari, sipas raportit të KLSH.
Ky dëm lidhet me një zinxhir të stërzgjatur pasojash sociale, mjedisore, ligjore dhe njerëzore, të shkaktuara si pasojë e paligjshmërive të kryera ndër vite nga ana e punonjësve dhe drejtuesve të ALUIZNI-it dhe ZVRPP-ve.
Nëse i referohemi edhe problematikave të proceseve gjyqësore shteti shqiptar duhet që të paguaj një faturë të papërballueshme si pasojë i vendimeve të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.