Grupi “Balfin” dhe “Komercijalna Banka” njoftojnë blerjen e “Tirana Bank”
Grupi “Balfin” dhe Komercijalna Banka njoftojnë se kanë nënshkruar një marrëveshje me Bankën e Pireut për të marrë në zotërim aksionet e Tirana Bank, pjesa më e madhe e të cilave do t’i përkasë Grupit Balfin.
“Balfin dhe Komercijalna kanë një histori të gjatë bashkëpunimi në Maqedoni, por ky është rasti i parë kur ky bashkëpunim shtrihet edhe në Shqipëri. Transaksioni po i nënshtrohet proceseve të miratimit të rregullave në fuqi në legjislacionet përkatëse.
Tirana Bank do të vijojë të operojë e pavarur dhe e menaxhuar nga profesionistë me përvojë dhe e udhëhequr nga një bord ndërkombëtar, si dhe do t’i zgjerojnë më tej veprimtaritë e saj bankare në Shqipëri” njofton Balfin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.