Gruri rritet pas dy seancash humbje – Çmimet u ndikuan pasi eksportet e Ukrainës për Marsin ishin 4 herë më pak

Çmimet e grurit u rritën në Shtetet e Bashkuara në tregtinë e së Hënës pasi eksportet e drithrave ukrainase në mars ishin 4 herë më pak se nivelet e shkurtit, sepse pushtimi rus pengoi furnizimet globale, treguan të dhënat.
Kontrata më aktive e grurit në Bursën e Lëndëve të para në Çikago u rrit 1.4% në 9.97dollarë për shinik, pas dy seancash humbjesh.
Soja u rrit me 0.3% në 15.86 dollarë pëër shinik, pas një rënie dy ditore dhe misri u rrit me 1.3% në 7.44 dollarë për shinik.
Eksportet e drithrave të Ukrainës për muajin mars përfshinin 1.1 milion ton misër, 309mijë ton grurë dhe 118 mijë ton vaj dielli, deklaroi Ministria e Ekonomisë.
Ukraina ishte vendi eksportues i katërt më i madh në botë i drithrave në sezonin 2020-2021, me shumicën e mallrave të dërguara përmes Detit të Zi, sipas të dhënave të Këshillit Ndërkombëtar të Drithrave
Ukraina dhe Rusia përbëjnë rreth 29% të eksporteve globale të grurit. Lufta i ka detyruar tregtarët ukrainas të transportojnë më shumë grurë nëpërmjet rrugëve hekurudhore
Mundësitë për armëpushim u zbehën ndërsa bisedimet e paqes u zvarritën, me deklaratën e Berlinit zyrtar të Dielën, se Perëndimi do të pranonte të vendoste më shumë sanksione ndaj Rusisë në ditët në vijim pasi Ukraina akuzoi forcat ruse për krime lufte.
Blerta Lata / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.