The Guardian: Mbretëria e Bashkuar dhe BE po planifikojnë goditjen e bitcoin nga frika e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave

Mbretëria e Bashkuar dhe qeveritë e tjera të BE po planifikojnë një goditje kundër bitcoin mes shqetësimeve në rritje se kjo monedhë digjitale është duke u përdorur për pastrim parash dhe evazion fiskal.
Thesari po planifikon rregullimin e bitcoinit dhe të monedhave të tjera të këtij lloji për ti sjellë ato në përputhje me legjislacionin financiar kundër pastrimit të parave dhe terrorizmit.
Tregtarët do të detyrohen të zbulojnë identitetin e tyre duke I dhënë fund anonimitetit që I ka bërë këto monedha kaq tërheqëse për aktivitetet e paligjshme.
Sipas planit të BE, platformat online, ku kjo monedhë tregtohet do t’u kërkohet të kryejnë kujdesin duhur ndaj klientëve si dhe të raportojnë transaksionet e dyshimta.
Gjithashtu edhe udhëheqësit e Goldman Sachs dhe JP Morgan e kanë kritikuar bitcoin si një mjet për të kryer mashtrime dhe krime të tjera.
Por Sir Jon Cunliffe, një zëvendës guvernator i Bankës së Anglisë, javën e kaluar tha se monedha dixhitale ishte shumë e vogël për të paraqitur një kërcënim sistematik për ekonominë globale.
Edhe John Mann, anëtar i parlamentit në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe anëtar i komitetit të zgjedhur tha se deputetët do të shqyrtonin rregullimin e monedhave virtuale.
“Këto forma të reja shkëmbimi po zgjerohen me shpejtësi dhe ne duhet të sigurohemi që të mos mbetemi prapa, kjo veçanërisht e rëndësishme për sa i përket pastrimit të parave, terrorizmit si dhe vjedhjes së pastër”.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.