Habit ekonomia shqiptare! BSH: Konsumatori dhe bizneset, më optimistë për ekonominë gjatë majit

Ekonomia shqiptare duket se ka surprizuar gjatë majit. Në vrojtimin më të fundit të biznesit dhe atë konsumator (VBBK), Banka e Shqipërisë flet për një kthesë, pasi Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) është rritur gjatë majit për të parën herë këtë vit. Rritja fiksohet në 4.6 pikë përqindje, dhe është nxitur nga përmirësimi i besimit në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë, por veçanërisht nga sektori i shërbimeve dhe ai i tregtisë. Të gjithë treguesit janë regjistruar me rritje gjatë muajit maj, përveç atij që mat besimin në sektorin e ndërtimit. Çuditërisht, ky sektor, në thuajse çdo indikator tjetër regjistrohet në rritje të ndjeshme…Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.