Hagibis godet Japoninë/ Pezullon transportin me reshje dhe erëra të forta
Reshje dhe erëra të forta kanë goditur bregdetin lindor të Japonisë gjatë fundjavës, pasi tajfuni Hagibis preku gadishullin Izu, sipas autoriteteve lokale, që lajmëruan se transportet publike janë mbyllur.
Deri më tani, stuhia ka vrarë 1 person, plagosur 50, ndërkohë që 4 të tjerë kanë humbur, sipas raportimeve.
Tajfuni Hagibis pritet të sjellë reshje të mëdha në ishull që nuk janë parë që prej një tajfuni vdekjeprurës në vitin 1958, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze.
Trenat e shpejtësisë së lartë janë pezulluar gjithashtu. Pjesa më e madhe e supermarketeve kanë qëndruar të mbyllura në Tokjo. Japan Airlines kishte anuluar shumicën e fluturimeve për fundjavën, ndërsa Nippon Airways, të gjithë fluturimet brenda vendit dhe shumicën e fluturimeve ndërkobmëtare.
Tajfuni kishte ndërprere energjinë për 14 mijë familje në shumë zona.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.