Hallerbros, pylli i mrekullueshëm blu i Belgjikës
Pjesën më të madhe të kohës, Hallerbos është një pyll i bukur i paharrueshëm i Belgjikës qendrore pranë Brukselit.
Megjithatë gjatë muajve Prill dhe Maj ky pyll i bukur shndërrohet në një pyll blu, një tërheqje natyrore si ato në përralla.
Ky pyll blu i Belgjikës e merr emrin e tij intrigues nga qilimi i gjallë i luleve blu që zëvendësojnë dyshemetë e zakonshme kafe të pyllit.
Imagjinoni miliona lule të cilat mbulojnë tokën aq shumë sa mundet syri juaj të shikojë.
Pyjet me lule blu edhe pse janë të mrekullueshme nuk janë të pazakonta në Europë, por ajo që e bën Hallerbos unik është dendësia e luleve të cilat e bëjnë pjesën e poshtme të pyllit t’i ngjajë një qilimi të plotë.
Ajo çka duhet të mbani mend kur të vizitoni këtë pyll të jashtëzakonshëm është se qilimi blu i ndërtuar nga lulet është mjaft i brishtë kështu që shkeljet e tyre mund të shkaktojnë dëme të rënda.
Në mënyrë që ky pyll të mbahet në gjendje të pacënueshme, afrimi në zonat që ndalohet është rreptësisht i ndaluar dhe nëse jeni duke fotografuar.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.