Hapen aplikimet/ 1-5 milionë lekë për restaurimin e banesave në zonat historike. Financohen projekte turistike
Që prej datës 9 maj, qytetarët që kanë në pronësi ose përdorim një objekt në qendra historike urbane, zona arkeologjike apo monumente kulture mund të aplikojnë për Bonusin e Rijetësimit.
Granti varion nga 1 deri në 5 milionë lekë dhe aplikimi kryhet përmes portalit e-albania.al.
Bonusi deri në 1 milionë lekë mund të përfitohet për ndërhyrje në mirëmbajtje, konservim, restaurim çatie, fasada, porta e dritare.
Ndërsa bonusi deri në 5 milionë lekë mund të përdoret për konservim, restaurim apo rijetësim të pjesshëm apo të plotë.
Aplkikimet për këtë bonues mund të jenë : Guest House, hotele, dyqane, librari, videoteka, galeri arti e deri edhe për pika informacioni për turistët.
Aplikimet janë të hapura deri me 6 qershor.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.