Hapet autostrada Tiranë-Durrës – ARRSH: Punimet përfunduan brenda afatit. Qarkullimi është normal në dy drejtimet
Është hapur rruga për qarkullimin normal të mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës. Përmes një njoftimi zyrtar, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton të gjithë përdoruesit e rrugës se kanë përfunduar punimet brenda afatit në afërsi të zonës së Qafë Kasharit dhe lëvizja kryhet me dy korsi në të dyja drejtimet.
“Përfunduan punimet brenda afatit në trupin e rrugës tek dy tombinot të lokalizuara ne km 6+570 (tek Albaelectrica) dhe km 6+800 (tek Alumil/Mercedes Benz), në afërsi të zonës së Qafë Kasharit. Rruga është hapur dhe qarkullimi i mjeteve në Autostradën Tiranë-Durrës është normal me 2 korsi në të dyja drejtimet.”
Ndërkohë, ARRSH njofton se po punohet jashtë trupit të rrugës për të përfunduar edhe pusetat në hyrje dhe dalje të tombinove.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.