Hapet ByPass-i i Tepelenës, Rama: “I hap rrugë zhvillimit të turizmit”
Edhe pse punimet për ByPass-in e Tepelenës nuk janë mbyllur ende, ai do te jete i shfrytëzueshëm nga mjetet.
Edhe pse përgjatë 2.3 kilometrave nevojitet shtresa e fundit e asfaltit, është vendosur qe ByPass-i te hapet ne funksion te turizmit.
Rruga e cila shtrihet buze kalasë se Ali Pashe Tepelenës lidh dy segmente te rëndësishme rrugore, aksin Levan-Tepelene dhe Tepelene-Gjirokastër-Kakavije.
Investimi prej 18 milione euro përfshin edhe rregullimin e skarpateve përgjatë kalasë, krijimin e një rruge vetëm për këmbësoret dhe riparimin e urës se “Ali Pashe Tepelenes” qe bën lidh kalanë me zonat periferike te qytetit.
Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi i ka quajtur këto investime realizimin e një ëndërre Ai shtoi se me investimet në infrastrukturë, Tepelena del për 50 kilometra në bregdet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.