Hapet në dy korsi Autostrada Tiranë-Elbasan
Autostrada Tiranë-Elbasan, do të jetë plotësisht e hapur për trafikun duke filluar nga dita e sotme. Lajmin është publikuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), i cili përmes një njoftimi të shkurtër në rrjetet sociale bën me dije se aksi Tiranë- Elbasan është i hapur në të dyja kahet e tij.
“Pas punës intensive të këtyre muajve, ARRSH ju njofton se rruga Tiranë – Elbasan sapo u hap e plotë për trafikun dhe të gjitha mjetet, në të dyja koristë e saj, pa asnjë kufizim dhe konform te gjitha normave dhe standardeve të sigurisë. Vonesa e shkaktuar ka ardhur për arsye teknike lidhur me shtrimin e tapetit asfaltik për shkak të reshjeve që kanë shoqëruara këto muaj. Tashmë rruga është hapur plotësisht dukë shënuar një tjetër premtim te mbajtur për qytetarët”, njofton ARRSH.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.