Hapet segmenti i parë – Veliaj: Bulevardi i ri, ritme të shpejta ndryshimi

Pas sheshit “Skënderbej’, përurohet segmenti i parë i Bulevardit të ri të Tiranës. Në ceremoninë e organizuar, kryeministri Edi Rama e cilësoi projektin si një nga më transformuesit për kryeqytetin.
Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se Bulevardi i Ri është tregues i ritmeve të shpejta me të cilat po ndryshon kryeqyteti. Ai tha se ndryshe nga dy vite më parë kur gjithçka dukej e pamundur, tashmë ndërtimi edhe i kësaj aorte të re të kryeqytetit është një realitet.
Veliaj siguroi përfundimin e projektit deri në fundin e vitit 2018, duke shtuar se kjo zonë ka tashmë potencialin e jashtëzakonshëm për t’u kthyer në një nga lagjet më të bukura të Tiranës.
Bulevardi i Ri dhe Parku Qendror i Tiranës janë ndër projektet që shndërrojnë pjesën veriore të kryeqytetit në arterien kryesore të zhvillimit të Tiranës.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.