Hapet tenderi/ Poliçani “under-construction”! Projektet e transformimit të tre lagjeve kryesore
Bashkia e Policanit ka hapur tenderin për rivitalizimin e tre lagjeve në qytetin e Policanit. Fondi limit është 16 milion e 732 mijë lekë.
Vlera e financimit për vitin buxhetor 2020 do të jetë 15.6 milion lekë dhe diferenca e mbetur prej 4.479 milion lekësh do të jetë nga buxheti i vitit 2021.
Afati për dorëzimin e ofertave ëhstë data 14 shkurt 2020.
Lagjia “Shkallët e Uzinës”
Për rikualifikimin urban të sheshit në lagjen “Shkallët e Uzinës” projektuesit propozojnë përdorimin e materialeve që gjenden në vend duke ruajtur në këtë mënyrë ekuilibrin me mjedisin që e rrethon. Sheshi i ri do të shtrohet me gurë të bardhë në formën e pllakave të gurit.
Përreth pallateve do të realizohen tre sheshe me përkatësisht sipërfaqe 392, 193 dhe 142 metra katriorë. Do të krijohen hapësirave të gjelbërta me bar, pemë dhe lule dekorative. Po ashtu do të vendosen edhe stola dhe ndriçim.
Lagjia “Pronovik”
Edhe për rikualifikimin urban të sheshit në lagjen “Pronovik” do të përdoren materialet që gjenden në vend. Përreth pallateve do të realizohet një shesh i madh në formë unazore me sipërfaqe 608 metra katrorë dhe një shesh tjetër me sipërfaqe 224 metra katrorë. Edhe këtu do të krijohen hapësira të gjelbërta me peme e lule decorative si dhe do të vendosen stola e ndriçim.
Sheshi para Pallatit të Kulturës
Sheshi do të shtrohet me pllaka guri ranor. Sheshi që do të shtrohet ka një sipërfaqe 626 metra katrorë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.