Hapet tenderi/ Projekt për rehabilitimin e ujërave në Porto-Romano
Bashkia e Durrësit ka shpallur tenderin me objekt hartimi i studim-projektimit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto – Romanos – Kënetë dhe sistemimi i rrjetit të ujrave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit
Fondi limit është 87 milionë lekë dhe data e mbylljes për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje 20-05-2021.
Në këtë projekt përfshihen zonat e projektimit:
- Zona e projektimit që përfshin lagjen nr.15, lagjen nr.14 dhe lagjen nr.13 në të cilën parashikohet të bëhet studimi për projektin për rrjetin e kullimit dhe të ujërave të bardha sipas zonave të përcaktuara në hartë .
- Zona e Ish Kënetës kullohet nga rrjeti i kanaleve kulluese të cilët shkarkojnë në hidrovorin e Porto Romanos. Hidrovori i Porto Romanos i ndërtuar rreth viteve 62-67’, ka 7 elektropompa me kapacitet rreth 22m³/sek. Godina e hidrovorit është degraduar dhe si rezultat i tërmetit të 26 nëntorit 2019 ka marrë dëmtime në strukturë dhe është klasifikuar me dëmtime të nivelit DS5. “Instituti i Ndërtimit” ka depozituar pranë Bashkisë Durrës përmes shkresës nr.2403/1prot datë 20.10.2020 ekspertizën e thelluar për objektin në fjalë. Akti i ekspertizës arriti në përfundimin që kjo ndërtesë nuk ka aftësi mbajtëse të përballojë jo vetëm ngarkesat dinamike sizmike, por as ato statike. Rekomandimi është që ndërtesa duhet të prishet pasi restaurimi dhe përforcimi i saj nuk do të ishin të justifikuara nga ana ekonomike
Kolektori kryesor kullues i kënetës që sjell ujërat e kullimit në hidrovorin e Porto Romanos me gjatësi 37.700 ml ka dhe 40 kulluese sekondare me gjatësi totale prej 58410 ml, ku të gjitha objektet e mësipërme kullojnë një fushë prej 3100 ha tokë. Si pasojë e urbanizimit të zonës së Ish-Kënetës është e nevojshme të bëhet një ndëryhrje e përgjithshme në rrjetin e kullimit duke ju referuar planit të përgjithshëm urbanistik të Bashkisë Durrës. Kanalet kulluese janë dëmtuar dhe disa prej tyre janë mbyllur me tombino. Mbulimi i tyre ka sjellë përmbytje në pjesën e urbanizuar të qytetit te Durrësit sepse nuk jane respektuar kushtet teknike të zbatimit.
- Për grumbullimin e ujrave të larta të qytetit, u ndërtua rreth viteve 1961-1968 kanali i ujrave të larta, KUL Spitallë – Porto Romano me gjatësi 7200 ml, i cili me rrjedhje të lirë derdhet në det në zonen Porto Romanos. Bashkia ka kryer investime te pjesëshme të cilat kanë përmisuar
- Zona e projektimit që përfshin zonën urbane të qytetit të Durrësit, në të cilën parashikohet të bëhet studimi për projekt zbatimin e ndarjes se ujrave të shiut nga rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza. Sistemi i kanalizimeve të ujrave të shiut në qytetin e Durrësit është nje sistem miks si rezultat i ndërhyrjeve emergjente dhe mospasja e një masterplani të përgjithshëm. Në pjesën e qytetit kolektorët e ujrave të shiut janë drejtuar në drejtim të kolektorit kryesor të Hidrovorit të Porto Romanos, nëpërmjet dy kolektorëve Ø1500mm në rrugën “Vllazërimi” si dhe kolektori kryesor i qytetit që fillon te ish-rajoni policisë dhe shkarkon në det pranë shëtitores “Taulantia”. Gjithashtu ekzistojnë edhe kolektorë në pjesës perëndimore, në zonën e Currilave që shkarkojnë në mënyrë direkte në det, me tombino të dimensionit Ø500mm. Dëmtimi i këtyre kolektorëve dhe dimesionimi i tyre jo i mjaftueshëm sjellin probleme duke shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit.
Objektivi:
Objektivi i detyrës së projektimit është hartimi i master-planit për të gjitha zonat e mëposhtme për disiplinimin dhe rehabilitimin e rrjetit te kanalizimeve, të ujrave të bardha dhe kanaleve kulluese.
1.Hartimi i projektit të disiplinimit të ujrave të shiut ,dimesionimin e kolektorëve dhe ndarjen përfundimtare të ujrave të bardha dhe ujrave të zeza, me qëllim shkarkimin e tyre për në det.
2.Disiplinimi i ujrave të shiut në zonën urbane dhe eliminimi i përmbytjeve.
3.Hartimi i projekt zbatimit për rehabilitimin e sistemit kryesor të kullimit të zonës së Ish Kënetës, rindërtimin e Hidrovorit të Porto-Romanos dhe pozicionimin e tij në bazë të planit strategjik të qeverisë mbi zonën e Porto Romanos.
4.Projekti elektrik me linjë nga dy fidera të pavaruar për Hidrovorin e ri të Porto Romanos.
5.Hartimi i projektit të sistemit SKADA për mbledhjen e informacionit në kohë reale
6.Hartimi i projektit për rehabilitimin e kanalit të ujrave të larta, KUL Spitallë –Porto Romano dhe pozicionimi i tij në bazë të planit strategjik të qeverisë mbi zonën e Porto Romanos.
7.Hartimi i projektit për rehabilitimin e kanalit të ujrave të larta Shënavlash-Plepa.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.