Hapet tenderi/ Së shpejti një Central Park në qytetin e Librazhdit. Fondi limit 36 milion lekë

Bashkia e Librazhdit ka njoftuar hapjen e tenderit për rikualifikimin e parkut qendror të qytetit.
“Zona ku do ndërtohet ndodhet në qendër te qyteti te Librazhdit, pas godinave administrative te qytetit pasi nga verifikimi ne terren u konstatua se gjendja e kësaj zone ishe e mbuluar nga bimësia dhe godina 1 dhe 2 katesh ta degraduara,” shkruhet në njoftim.
Sipas informacionit të publikuar fondi limit i këtij projekti është 36.329.609 lekë pa TVSH.
Ndërkaq sipas njoftimit kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 3 muaj nga data e lidhjes se kontratës ndërsa afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 21 Qershor 2021.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.