Hapet “Unaza e Re e Tiranës”, Rama: Lidh dy zona të mëdha në kryeqytet dhe lehtëson trafikun. Punimet sipas standardeve evropiane (VIDEO)

“Unaza e Re e Tiranës që është hapur sot lidh shumë më shpejt dy zona të mëdha të qytetit siç janë Njësia 5 e Kombinati, si edhe lehtëson trafikun e automjeteve në aksin Durrës-Tiranë-Elbasan”. Kështu e ka nisur postimin e tij në “Facebook”, mëngjesin e sotëm kryeministri Rama, ku më tej ka dhënë të tjera detaje të projektit.
Sipas Ramës punimet janë kryer sipas standardeve më të mira europiane, përfshijnë 3 kalime këmbësorësh nga zona e Kristalit në Selitë, ashensorë për PAK në mbikalim, si dhe 12 hyrje-dalje.
“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të Unazës së Re të Tiranës që është hapur sot duke lidhur shumë më shpejt dy zona të mëdha të qytetit siç janë Njësia 5 e Kombinati, si edhe duke lehtësuar trafikun e automjeteve në aksin Durrës-Tiranë-Elbasan. Punimet e kryera me standardet më të mira europiane përfshijnë 3 kalime këmbësorësh nga zona e Kristalit në Selitë, ashensor për PAK në mbikalim, si dhe 12 hyrje-dalje”, shkruan Rama.
MIRËMËNGJES ?dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të Unazës së Re të Tiranës që është hapur sot duke lidhur shumë më shpejt dy zona të mëdha të qytetit siç janë Njësia 5 e Kombinati, si edhe duke lehtësuar trafikun e automjeteve në aksin Durrës-Tiranë-Elbasan. Punimet e kryera me standardet më të mira europiane përfshijnë 3 kalime këmbësorësh nga zona e Kristalit në Selitë, ashensor për PAK në mbikalim, si dhe 12 hyrje-dalje ?
Posted by Edi Rama on Friday, September 8, 2017
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.