Hapja e negociatave/Mogherini: Rezultat i një pune të përbashkët. Rama: Hap i stërvështirë, të bashkojmë forcat
Pas marrjes së rekomandimit për hapjen e negociatave më BE, kryeministri Rama me Përfaqësuesen e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE, Federica Mogherini, theksuan në konferencë për mediat, punën e përbashkët që duhet të vazhdojë, me thellimin e reformave dhe ruajtjen e tyre në të gjithë sektorët që janë kyç për procesin e zgjerimit.
Rama në fjalën e tij deklaroi se nga është hapur një kapitull i ri, ku duhet shkruar nga të gjitha palët. Kryeministri i bëri ftesë opozitës që të bashkohen në skuadrën kuqezi për të mos rrezikuar vendin.
“Rajoni dhe Shqipëria padyshim kanë bërë hapa shumë të rëndësishëm përpara. Ne kemi nevojë për mirë të vërtet në Evropë, për të kuptuar vështirësitë tonë, të vlerësojnë përpjekjet dhe arritjet tona aspak të lehta, dhe të kenë dëshirë të na mbështesin dhe të argumentojnë fortë aty ku ne mungojmë, sidomos në këto kohë aspak të favorshme për politikat e zgjerimit.
Shqipëria, ne ja kemi dal të hedhim një hap historik, drejt një ëndrre kombëtare, si i vetmi vend ish komunist që ka kërkuar integrimin “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.
Një falënderim për Mogherinin, Juncker, dhe Hahn dhe të gjithë bashkëpunëtorët tanë që na kanë mbështetur.
Shqipëria ka marr atë që meriton në këtë hap, as më shumë e më pak. Kemi shumë punë përpara, për të çrrënjosur kanabisin dhe krimin e organizuar; për të luftuar korrupsionin dhe reformuar administratën publike. Me dhënien e rekomandimin i kanë dhënë Shqipërisë një status të ri në familjen e europiane.
Kapitulli historik që kemi ngritur dje, ja ka lënë vendin një tjerë kapitulli historik që ngelet i gjithi për tu shkruar: Në faqet e tij do jenë, pastrimi tanimë i nisur i drejtësisë duhet të vazhdojë me rezultate konkrete me të gjithë ata që kanë për të larë hesapet me drejtësinë, pastrimi i mëtejshëm i policisë së shtetit, me vetingut e porsafilluar, goditjen e krimit në çdo nivel. Pastrimi i kapilareve në administratë, janë një proces që duhet filluar. Këto dhe plot të tjera janë të shkruara në listën e gjatë të detyrave të Shqipërisë, nga dje që ka marr një hap të stërvështirë.
Unë dua ti lutem sot, jo si kryeministër, por si shqiptar, si qytetar përfaqësuesve të opozitës tonë, që të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor të huaj politik që për interesa të brendshme do të pengojnë integrimin e Shqipërisë. Të lënë mënjan inatin dhe mllefin politik kur flasin jashtë. E ftojë Bashën të bëhemi një skuadër në fanellën kuqezi kur lëvizim jashtë kufijve, të mos rrezikojmë vendin dhe të ardhmen e saj”.
Marrja e rekomandimit pozitiv ishte rezultat i një pune kolektive, tha Mogherini, ndërsa shtoi që Shqipëria duhet të përmbushë kushtet kyçë, pasi procesi i zgjerimit mbështetet në meritë.
“Urime të gjithëve, jam krenare që sot jam në gjendje të sjell në tiranë vendimin që KE mori dje, për rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ky ishte e rezultat i një pune kolektive.
Nëse hedh sytë para disa dekadash, sot është bërës shumë ndryshim, një rezultat i përbashkët. Mendoj që do jetë një ditë e një mirënjohje kolektive, presidentit, qeverisë, bashkitë, për të gjithë qytetarët e Shqiptarisë.
Nga ana tjetër është një përgjegjësi, procesi i zgjerimit mbështetet në meritë, ndaj iu realizuat detyrat, në dhamë atë që duhet. Kjo është një punë e përbashkët që ne kemi bërë edhe ne BE. Edhe un falënderoj të gjithë koleget dhe komisionerët një BE që kanë mbështetur këtë hap.
Qartësisht Shqipëria ka përmbushur kushtet që ishin vendosur në raportin e një viti më parë, dhe Shqipëria është e gatshme për çeljen e negociatave. Dhe puna që ka përpara është thellimi dhe zbatimi i reformave. Është e qartë 100 % që kjo është një punë duhet të vazhdojë për shkak të njerëzve tuaj, të rinjtë, jo për shkak të Brukselit. Është vendi i dytë më i ri që hapen negociatat, kur të jetë gati BE do e marri. Pres përmbushjen e kushteve kyçe.
Puna që është bërë sëbashku në këtë vend të vazhdojë. Bashkëpunimi qeveri opozitë, njerëzit, ne të vazhdojmë këtë punë, e cila do jetë edhe me e madhe kur të nisin negociatat. Ky është një proces që lejon transformime të mëdha. Shqipëria ka njohur një ndryshim më të madhe në rajon gjatë kësaj dekade”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.