Hapja e negociatave për në BE, Bushati: Shpresat për në Prill, rëndësi “jetike” zbatimi i reformave

Zbatimi i reformave dhe plotësimi i pesë prioriteteve nuk janë vetëm sfida për integrimin e vendit në BE por edhe sfida për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka ripërsëritur edhe një here pritshmëritë që ka vendi për hapjen e negociatave në Prill, por që sipas tij debati për datat është steril, përpara faktit të zbatimit të reformave kyçe.
Sa i përket debatit që po zhvillohet në lidhje me Greqinë Bushati u shpreh se do të zbatohet Kushtetuta dhe ligjet.
Këto deklarata Ministri Bushati i bëri në konferencën përmbyllëse të Akademisë së Integrimit Europian dhe Negociatave për ciklin e parë 2017-2018.
Të 53 pjesëmarrësit që u angazhuan në këtë akademi pritet që të ndihmojnë vendin në sfidat që vijnë nga procesi i integrimit europian.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.