Hapja graduale, Rama lajmëron: “Më 4 maj lirohen lëvizjet, javës tjetër shpallet lista e tretë me bizneset që hapen”
Kryeministri Rama tha se në javët në zhvillim do të diskutohet dhe hapja e bllokut të tretë të bizneseve ku shumë qytetarë duhet të kthehen dalëngadalë në punë duke ndihmuar dhe ekonominë familjare. Por Rama theksoi se çdo biznes duhet të respektojë protokollin e sigurisë për ruajtjen e shëndetit të punonjësve.
“Në javët në vijim do të hapim edhe bllokun e tretë të bizneseve dhe kjo do të ndihmojë ekonominë familjare që dalëngadalë do të kthehen në punë. Duhet pak durim dhe s’ka rrugë tjetër. Duhet ta ngulitim në mendje se hapja do të garantohet me rregulla dhe kushte sigurie dhe ka shumë mundësi që bizneset të marrin vërtetimin bashkë me protokollin e sigurisë dhe ta mbajnë në biznesin e tyre pasi në fund të ditës këto gjëra duhet për të garantuar shëndetin e të gjithëve. Secili prej jush duhet të jetë më shumë kërkues nga vetja, për të mbrojtur veten dhe familjen, e pastaj shoqërinë”, tha Rama.
Ndërkohë në komunikimin e tij, kryeministri u shpreh se hapja do vijojë të jetë graduale. Ndërkohë, që do të rritet edhe orari i daljes për në pazar dhe do hapen rrugët ndërqytetase në 4 maj për shërbimin taksi:
“Hapja duhet të jetë graduale, vigjilenca duhet të jetë maksimale dhe imponimi i rregullave duhet të vijojë ndryshe gjithçka bëmë humbet cdo vlerë. E di që ju kanë lodhur lejet, kufizimet dhe ndryshimet, por kjo është dhimbje koke nuk është vetëm për ju, por edhe ne, dhe mua që kam një përgjegjësi t’ju mbroj.
Javën e ardhshme ne do të rrisim orarin e daljes së në pazar. Do të hapim dhe rrugët ndërqytetase për shërbimet taksi për të lehtësuar sapo pak njerëz se kanë mbetur andej apo këtej. Nga e hëna 4 maj do të lehtësojmë shumë lëvizjet brenda qyteteve me këmbë apo me makinë. Pa e kufizuar vetëm te makinat që duan të shkojnë në punë’ tha Rama.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.