Haradinaj merr zyrtarisht detyrën nga Mustafa, takon Ambasadorin e SHBA, Greg Delawie
Pikërisht ashtu siç ishte thënë, në orën 11:30, ka nisur ceremonia e pranim-dorëzimit të postit për kryeministër të Kosovës. Në zyrën e kryeministrit, Ramush Haradinaj ka pritur kryeministrin në largim, Isa Mustafa.
Ky i fundit me këtë rast i ka dorëzuar një përmbledhje të punës të cilën kabineti i tij i ka përfunduar gjatë 3 viteve.
Haradinaj ka falenderuar Mustafën dhe pas kësaj zyrtarisht ka marrë punën e kryeministrit të Kosovës.
Haradinaj në takimin e parë si kryeministër me Delawien
Menjëherë pas marrjes së postit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan Greg Delawie.
Delawie, me këtë rast ka falënderuar kryeministrin, gjithashtu Haradinaj ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e SHBA-së në proceset e Kosovës, si dhe ka kërkuar për përkrahje edhe në vazhdim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.