Haradinaj ‘sherr’ për pagat me Kryeministrin Kurti: “Ulja e pagave është veprim i pakuptimtë”!
Sipas publikimit në faqen e tij zyrtare, ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur kundërshtimin dhe pakënaqësinë e tij për ligjin e miratuar sot nga qeveria aktuale e kryesuar nga Albin Kurti. Sipas tij ulja e pagave të Kabinetit të sotëm është veprim politik tërësisht i pakuptimtë kur dihet tanimë që brenda pak ditëve pritet aktgjykimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese rreth Ligjit që rregullon jo vetëm pagat e këtij kabineti, dhe se pagat edhe për këtë muaj do u dalin të gjithëve ashtu siç ishin.”
“Kështu, brenda vetëm një javë qeverisëse, u vendos një standard i ri i rrezikshëm dhe jodemokratik i mosrespektimit të Gjykatës Kushtetuese si autoritet përfundimtar i përcaktimit të përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.”, është shprehur Haradinaj.
Sipas ish Kryeministrit, qeveria normale do pezullonte të gjitha veprimet (përfshirë edhe ato politike) rreth temës, dhe do priste me respekt deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.