Hardhucat e rralla ndalin projektin 5.9 miliardë euro të hekurudhave gjermane
Dy raca të rralla hardhucash po vonojnë projektin prestigjioz 6.5 miliardë euro të hekurudhave në Gjermaninë jugore.
Linja e shpejtësisë së lartë mes Ulm dhe Shtutgart do të ishte perla e një rrjeti hekurudhor shumë mbresëlënës. Por ekipi i projektuesve nuk mori parasysh se toka ku do të shtrihet hekurudha është edhe habitati i Lacerta agilis, ose hardhuca e rërës dhe Podracis muralis, dy specie të rrezikuara hardhucash.
Këto dy hardhuca që mbrohen nga ligji i mjedisit të Bashkimit Europian duhet të ristrehohen përpara se të mund të nisin punimet.
Ekspertë janë punësuar për të gjetur zvarranikët, duke i kërkuar përmes barishteve.
Sipas përllogaritjeve, ligji për ruajtjen e specieve do të kushtojë 15 milionë euro, ose 2 mijë euro për hardhucë.
Edhe strehimi i hardhucave nuk ka kaluar pa polemika, sepse ekspertët po përpiqen të gjejnë një habitat të ri të përshtatshëm. Hardhucat kanë nevojë për gurë, ku mund të ngrohem dhe të marrin diell, si edhe për rërë ku të bëjnë vezët.
Për këtë qëllim është zgjedhur parku Killesbert, një zonë me kullota dhe pemë, e cila tashmë do të mbulohet nga 15 mijë tonë me gurë gëlqerorë.
Kjo pengesë në projekt do të vonojë përfundimin e tij, jo më herët se viti 2021.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.