“Harrojeni imunitetin në tufë!” – Epidemiologia bën thirrje për testim. “As vaksina nuk mbron nga Omicron”

Imuniteti në tufë është ende vetëm një teori, sipas epidemiologes franceze Catherine Hill, që thotë se transmetueshmëria e lartë e variantit Omicron, ka lënë shumë njerëz të cënuar nga sëmundja e Covid. Ditën e Mërkurë, Franca regjistroi një rekord prej mbi 332,000 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, dhe 246 vdekje.
Parlamenti francez miratoi më datë 6 Janar planet e presidentit francez Emmanuel Macron, për një pasaportë të vaksinës, që të ndihmojë në frenimin e përhapjes së variantit Omicron. Megjithatë, Hill tha se varianti infekton njerëzit e vaksinuar, apo që kanë pasur Covid më parë, e për rrjedhojë, nuk mund të mbahen shpresat tek imuniteti i marrë përmes vaksinimit, pasi variantit Omicron, “nuk i bëhet vonë”. Ajo rekomandoi gjithashtu testime më strategjike dhe frekuente në shkolla, ambiente të kujdesit për të moshuarit dhe të mos mbahen shpresat vetëm tek njerëzit që testohen në farmaci.
Në urimet për Vitin e Ri ndaj popullit francez, presidenti Emmanuel Macron tha se viti 2022 mund të sjellë fundin e pandemisë. Hill, nga ana tjetër, ofroi skepticizëm ndaj fjalëve të tilla.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.