Harrojeni Pemën e Vitit të Ri – Ananasi i Dekoruar është kthyer në trendin e fundit të Instagramit për dekorimin e ambientit

Mund të themi me siguri se dekorimi i ananasit ka momentin e saj. Jo vetëm që u përdor masivisht për ditën e Hallowenit duke zëvendësuar kështu në masë dekorimin e kungujve por gjithashtu po fillon të përdoret si objekt dekorativ për Vitin e Ri.
Dhe tani që po afrohet sezoni i pushimeve disa njerëz kreativë me shumë ndjekës në rrjete sociale po zëvendësojnë pemët e Vitit të Ri me ananasë të mbuluara me zbukurime e të stolisura me kurorë.
Ky trend i jep pemës klasike një ndryshim të frymëzuar nga ishujt.
Përveç kësaj ananasët e dekoruar janë gjithashtu ideale për hapësira të vogla.
Ata mund të zëvendësojnë një pemë të vërtetë në një shtëpi apo banesë të vogël, si dhe mund të jenë pjesë plotësuese e zbukurimeve për Vitin e Ri.
Ata kanë kosto tepër të ulët dhe ju nuk do t’ju duhet të pastroni hala pishe nëse keni një pemë natyrale por edhe në rast se pemën e keni artificiale do t’ju duhet një vend për ta fshehur për 11 muajt e tjerë të vitit.
Ndërkohë që me ananasin e zbukuruar gjithçka është shumë e thjeshtë dhe ju do të ndiheni më komodë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.