“Harrojini takimet dhe telefonatat” – Punëdhënësi juaj i ardhshëm mund t’ju intervistojë nëpërmjet mesazheve
Herën tjetër që do të aplikoni për një punë, mos u habisni nëse rekrutuesi juaj fillon t’ju shkruajë mesazhe, edhe pse mund t’ju tingëllojë si mashtrim, koha është e barasvlefshme me para për shumë rekrutues kështu që komunikimi me një kandidat me anë të tekstit është kthyer në një metodë shumë efikase për disa kompani.
Mendimi fillestar i një rekrutuesi është. Kush mundet të shpëtojë nga grumbulli dhe të ngushtohet rrethi në një grup më të vogël? Kështu që mënyra e shkëmbimit të teksteve është një mënyrë që rekrutuesit përdorin për të treguar se nuk kanë kohë për të humbur me telefonata.
Aman Brar, Drejtor i Përgjithshëm i platformës së intervistimit të bazuar në tekst, Canvas, natyrisht pajtohet. Ai nisi kompaninë e tij në qershor 2017, pasi vuri re se sa kohë nevojitet që rekrutuesit që të lidhen me kandidatët përmes proceseve tradicionale.
“Edhe kur flisni me familjen dhe miqtë, shpesh jeni duke shkruar,” thotë ai. Kështu që mendova se mund të krijonim një platformë për ta bërë punësimin më pak të vështirë dhe për të krijuar biseda autentike përpara.”
Sipas një sondazhi të Gallup, dërgimi dhe marrja e mesazheve tekstuale është forma më e zakonshme e komunikimit për shumë amerikanë nën moshën 50 vjeçare.
Ndërsa kompanitë vazhdojnë të gjejnë mënyra për t’u lidhur me gjeneratën e ardhshme të punonjësve, Brari thotë se e rëndësishme është që teksti të bëjë punën që duhet për procesin e rekrutimit.
Në më pak se një vit, ai thotë se platforma e tij ka kapur vëmendjen e shumë kompanive Fortune 500 dhe startups të cilët janë duke kërkuar mënyra më efektive për të rekrutuar talentin.
Tekstet gjithashtu ndihmojnë për të kuptuar se për cilën përgjigje këtij kandidati ju desh më shumë kohë, apo për të kuptuar në njëfarë mënyrë edhe mendësinë e tij.
Shfaqjet e bazuara në tekst gjithashtu lejojnë që që aplikantët të marrin një pamje të brendshme të kulturës së kompanisë nëpërmjet fotografive dhe videove përpara se të vijnë për të kryer intervistën.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.