Harta/Shtetet më të mbuluara nga pyjet në Europë

Nëse me të vërtetë ju pëlqejnë pyjet, atëherë duhet të shkoni në veri të Europës. Studimi i Lucas nga Eurostat ka siguruar të dhëna për mbulimin e tokës në Bashkimin Europian, por jo në vendet jo anëtare, ku ka zbuluar se 68 pë qind e Finlandës është mbuluar nga pyjet.
Në vend të dytë renditet Suedia me 64 për qind. As Sllovenia nuk mbetet shumë prapa me 61 për qind.
Ndërsa vendi me më pak pyllëzim në Europë është Malta, me vetëm 5 për qind të sipërfaqes pyjore. Ky shtet vjen pas Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës (të dy me 12%), dhe Holanda me 13 për qind.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.