Hashim Thaçi bisedë telefonike me Vuçiç, e uron për detyrën e re në krye të Presidencës serbe. Diskutojnë edhe për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi një bisedë telefonike me homologun Alesandër Vuçiç, ku e uroi për detyrën e re në krye të Presidencës serbe. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Thaçi shprehet se diskutuan dhe u pajtuan të vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e urova për detyrën e re. Gjithashtu, diskutuam dhe u pajtuam të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë”, shkruan Hashim Thaçi.
Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e urova për detyrën e…
Posted by Hashim Thaçi on Tuesday, June 27, 2017
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.