Hekurudha shqiptare shpall tenderin: ‘Rikonstruksioni i linjës Milot-Lezhë’. Detajet
Hekurudha shqiptare ka shpallur tenderin për Rikonstruksionin e linjës Milot-Lezhë me një fond limit prej 9,785,902 lekë.
Sipas njoftimit afati kohor për ekzekutimin e projektit ose kohëzgjatja e kontratës është 3 muaj ndërsa i dorëzimit të ofertës është data 16 Qershor 2021.
Punimet që do të kryhen në hekurudhë do të jenë çmontimi i linjës aktuale, ndërrimi i shinave, traversave, si dhe montimi i materialeve të reja konform rregullave të sigurisë dhe cilësisë standardeve Europiane për Hekurudha.
Sipas informacionit të publikuar për të gjitha llojet e traversave duhet të garantohet me dokumentacionin tekniko ligjor shpejtësia e sigurt jo më pak se 120 km/h ndërsa ngarkesa e llogaritur e linjës jo më pak se 20 ton/aks.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.