“Hëna e gjakut” më 27 korrik, do jetë eklipsi më i gjatë hënor i shekullit

“Hëna e gjakut” e kësaj jave do të jetë eklips më i gjatë hënor i shekullit. Eklipsi do të zgjasë një orë e 43 minuta, ndërsa faza e plotë e eklipsimit do të zgjasë pothuajse katër orë, sipas Space.com. Ajo do të nisë natën e 27 korrikut deri në mëngjesit e hershëm të 28 korrikut.
Njerëzit në Afrikë dhe Azi do të marrin pamjen më të mirë të eklipsit, ndërsa ata në Europë, Amerikën Jugore dhe Australi do të shohin një eklips të pjesshëm. Kulmi i eklipsit do të shënojë në orën 4:21.Koha lindore dhe eklipsimi i përgjithshëm do të zgjasë nga ora 3:30 deri në orën 5:13, sipas Space.com.
Eklipsi i plotë hënor ndodh kur hëna dhe dielli ndodhen në anët e kundërta të Tokës, sipas NASA-s. Në këtë kohë, toka zë shumicën e dritës së diellit, duke bërë që pjesa më e madhe e hënës të jetë nën hijen e saj.
“Dhe rrezet e diellit që arrijnë të kalojnë nëpër atmosferën e Tokës dhe të arrijnë në hënë e bëjnë hënën të duket e kuqe – sepse pjesa më e madhe e dritës blu është filtruar nga atmosfera e Tokës. Ky eklips i veçantë do të jetë më i gjatë, sepse po ndodh në të njëjtën kohë kur hëna godet apogjen e saj, e cila është pika më e largët nga Toka në orbitën e hënës, sipas EarthSky. Meqenëse hëna do të jetë në pikën më të largët, do ti duhet më shumë kohë për të kaluar hijen e Tokës”, tha NASA.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.