Hendeku gjinor në paga – Firmat gjermane detyrohen të informojnë punonjësit mbi diferencën
Firmat gjermane do të detyrohen që të informojnë punonjësit individualë mbi hendekun gjinor në paga, sipas një ligji që hyn në fuqi këtë javë. Kjo masë, i jep punonjësve femra të drejtën për të parë se si është paga e tyre në raport me meshkujt, në punët përkatëse.
Kjo e drejtë mbi informacionin vjen në një kohë kur hendeku në paga po mbikëqyrët si kurrë më parë në të gjithë sektorët e ekonomisë. Në Gjermani, rasti është më problematik, pasi ka historikun më të keq në të gjithë Europën.
Sipas të dhënave për Bashkimit Europian, femrat gjermane paguhen mesatarisht 22% më pak se meshkujt, që është diferenca më e madhe pas Estonisë dhe Republikës Çeke. Mesatarja për 28 vendet anëtare të BE është 16%.
Liderët e bizneseve kanë pasur kritika ndaj ligjit të ri, duke thënë se është një ndërhyrje e madhe dhe e panevojshme. Sipas zyrtarëve të qeverisë gjermane, hendeku në paga është rezultat i disa faktorëve.
Femrat janë të mbipërfaqësuara në sektorë me paga të ulëta dhe jo në pozicione “senior”. Megjithatë, edhe mungesa e transparencës në lidhje me pagat luan një rol kritik.
Gjermania ka aplikuar rregulla që i ndalon kompanitë për të dhënë paga të ndryshme për burrat dhe gratë në të njëjtin pozicion. Megjithatë, punonjësit nuk janë në dijeni të hendekut dhe nuk mund ta vërtetojnë ekzistencën e kësaj çështjeje.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.