Heqja e tatimit të dyfishtë – Kosovë – Luksemburg nënshkruajnë marrëveshjen
Ministri i Financave Bedri Hamza është pritur në Luksemburg nga homologu i tij, Pierre Gramegna. Të dy ministrat kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e tatimit të dyfishtë nëpërmjet dy shteteve.
Firmosja e kësaj marrëveshje jo vetëm që ndihmon në investimet e përbashkëta midis dy vendeve, por forcon akoma më shumë marrëdhëniet shtetërore midis tyre.
Ministri Gramenga u shprehu gatishmërinë e tij për t’i ardhur në ndihmë Kosovës në të gjitha projektet të cilat rrisin mirëqenien sociale dhe zhvillimin ekonomik të qytetarëve të saj.
Pas ftesës së ministrit Hamza, Gramegna tha se do të vizitojë Kosovën gjatë pjesës së parë të vitit 2018.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.