“Heroi opozitar i Rusisë” ndal grevën e urisë – Kërkesa e tij për t’u vizituar nga një mjek jashtë burgut ende e paplotësuar

Politikani rus i burgosur i opozitës Alexei Navalny tha të Premten se do të përfundojë grevën e urisë që e ndiqte për gati një muaj.
Përmes llogarisë së tij në Instagram, Navalny tha se do t’i duheshin 24 ditë për të përfunduar gradualisht grevën, duke shtuar se ai ishte ende duke kërkuar të vizitohej nga një mjek i zgjedhur nga vetë ai. Ai gjithashtu falënderoi “njerëzit e mirë” të Rusisë dhe të gjithë botës për mbështetjen e tyre, sipas një përkthimi të Reuters.
Navalny, një nga kritikët më të zëshëm të Presidentit Rus Vladimir Putin, u transferua të hënën në një spital burgu, tre javë pas grevës së urisë. Ai filloi të refuzonte të hante më 31 mars për të protestuar ndaj trajtimit të tij, duke thënë se i ishte refuzuar trajtimi urgjent mjekësor.
Autoritetet ruse kishin thënë më parë se ata i ofruan Navalny kujdesin e duhur mjekësor por ai vazhdoi ta refuzonte atë. Burgu kishte refuzuar të lejonte një mjek të zgjedhur nga Navalny nga jashtë institucionit për të administruar trajtimin e tij.
Një gjykatë ruse në shkurt dënoi Navalny me më shumë se dy vjet për shkelje të lirimit me kusht, akuza që ai tha se ishin të motivuara politikisht.
Fundjavën e kaluar, mjekët e aktivistit 44-vjeçar paralajmëruan se ai ishte në rrezik të një sulmi në zemër ose dështimit të veshkave. Mjekët nuk kishin qenë në gjendje ta vizitonin Navalny në burg, por thanë se testet mjekësore të siguruara nga familja e Navalny treguan se ai ishte i sëmurë rrezikshëm dhe “mund të vdiste në çdo moment”.
D.B – SCAN
Burimi: CNN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.