Hidhen hapat e parë të testit që zbulon autizmin tek fëmijët në një kohë të hershme

Shkencëtarët kanë zhvilluar një test gjaku dhe urine që mund të zbulojë autizmin tek fëmijët.
Hulumtuesit në Universitetin e Warwick thanë se testi, i cili besohet të jetë i pari në llojin e vet, mund të çojë në diagnozën e mëhershme të çrregullimeve të spektrit të autizmit (ASD) tek fëmijët, të cilët pastaj mund të marrin trajtim të përshtatshëm shumë më herët në jetë.
Shkencëtarët thanë se hulumtimi i tyre gjeti një lidhje midis ASD dhe dëmtimit të proteinave në plazmën e gjakut.
Por pavarësisht kohës më të hershme që mund të çojë në diagnostikimin e autizmit kjo nuk mund të ndodhë përpara moshës 2 vjeçare.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.