Hijet mbi “byzylykët” e burgjeve – Gjonaj: Kemi audituar tre tenderat, sistemi me probleme të rënda
Pavarësisht tre tenderave të zhvilluar nga viti 2013 dhe rreth 3 milionë eurove të shpenzuara nga buxheti i shtetit, sistemi i mbikëqyrjes elektronike të personave me liri të kufizuar paraqet probleme të rënda dhe thuajse tërësisht jashtë funksionit. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka raportuar të mërkurën në Komisionin Parlamentar të Sigurisë mbi problemet e tij. Ajo tha se Ministria sapo ka auddituar tërë procedurën e tenderimit të këtij sistemi, që mund të sjellë edhe rihapjen e hetimeve për përgjegjësit, në një kohë që prokuroria ka mbyllur dy herë dosjen e njohur si “byzylykët”.
Sipas Gjonajt, janë blerë 300 byzylykë ne total, ndërkohë aktualisht vetëm 9 persona në gjithë territorin mbikëqyren përmes këtij sistemi. 105 pajisje mbikëqyrjeje rezultojnë ne gjendje pune por të pakolauduar.
Deputetet e Komisionit shprehën rezerva të forta mbi tenderin, cilësinë e pajisjeve mbikëqyrëse si dhe procedurat e tenderimit.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.