Himara bëhet me hipotekë! Gjiknuri: Së shpejti edhe Zyra e Shërbimeve të Transportit Rrugor
Banorët e Himarës dhe fshatrave përreth nuk do të kenë më nevojë të shkojnë në Vlorë apo Sarandë për të marrë shërbime që lidhen me pronat e tyre.
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri shkruan në profilin e tij zyrtar në Facebook se “që nga dita e sotme Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka hapur në Bashkisë së Himarës një degë të saj, me sportele të dedikuara, ku qytetarët mund të aplikojnë për shërbime hipotekore”.
Po ashtu, Gjiknuri njofton se së shpejti do të hapet dhe zyra e shërbimeve të transportit rrugor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.