Hipotekimi i pallateve, dokumentet bazë që duhet të depozitojnë qytetarët
Nëse investitorët do të bëheshin palë me procesin, koha e marrjes së tapisë do të reduktohej ndjeshëm.
Por kushtet ku një pjesë prej tyre nuk ekzistojnë, apo nuk shprehin vullnetin për të bashkëpunuar me ALUIZNI-n rruga drejt finalizimit bëhet më e gjallë dhe njëherazi më e vështirë.
Gjashtë muaj pas miratimit të vendimit për hipotekimin e 1320 pallateve pa leje, Drejtoresha e Zyrës së ALUIZNI-t për legalizimin e shtesave, Orjeta Myzeqari, vë në dukje disa prej problematikave të konstatuara, të cilat sjellin edhe vonesa.
“Në rastin e mungesës së subjektit, duhet që vetë banorët të mbulojnë një dhe të vetmin shpenzim për hartimin e një dokumenti teknik, aktin e qëndrueshmërisë së objektit, dokument i cili duhet të realizohet nga një inxhinier apo studio inxhinierike e licencuar në këtë fushë. Në shumë raste, banorët vetë shprehen se nuk arrijnë të merren vesh me mes tyre për këtë për këtë gjë. Tjetër problem është kur një pjesë e banorëve nuk ka kontratat e porosisë me firmën që ka ndërtuar. Në këtë moment nuk mund të procedojmë pasi jo rrallë kemi pasur raste kur qiraxhiu ka tentuar të deklarojë për shtëpinë apo njësinë e marrë me qira, me pretendimin se i ka humbur kontrata. Ndaj lutemi që ku dokument bazë, (kontrata) të jetë prezent së bashku me aplikimin e qytetarit”, shprehet drejtoresha, Myzeqari për Gazetën “Panorama”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.