Historia e Hachikos përsëritet! “Boncuk” pret derisa pronari lirohet nga spitali
Në botë duhet të ketë shumë pak njerëz që nuk kanë dëgjuar për qenin besnik Hachiko, i cili priti nëntë vjet në një stacion treni, që pronari i tij të kthehej. Hachiko jetoi mbi 100 vite më parë në Japoni.
Sidoqoftë, dashuria e tij për pronarin jeton ende. Statuja e Hachiko-s qëndron jashtë stacionit të trenit Shibuya, duke treguar historinë e dashurisë së vërtetë për të gjithë ata që kalojnë pranë. Mirëpo, duket sikur historia është përsëritur, por kësaj here në Turqi, nga një qen emri i të cilit është Boncuk.
Qenushja besnike priti për pronaren e saj jashtë një spitali në Turqi për gati një javë, derisa ai u la i lirë pas trajtimit të bërë. Qenushja e racës së përzier, u shpërblye për besnikërinë e saj me një ribashkim emocional kur 68 vjeçari, Cemal Senturk la spitalin në qytetin verilindor të Trabzon.
Boncuk, emri i së cilës do të thotë “Rruaza”, për shkak të syve në ngjyrë lajthie, iu vu pas ambulancës dhe “studioi” hyrjen e spitalit, në të cilën rikthehej çdo mëngjes. Herë pas here ushqehej nga stafi i spitalit. Vajza e Senturk-ut u përpoq të merrte qenushen në shtëpi disa herë, por tha se Boncuk vazhdonte të ikte për t’u kthyer në spital.
Burimi origjinal: wionews
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.