Holanda kundër Francës – “Eurozonës nuk i duhet një buxhet i përbashkët”
Eurozonës si duhen 19 ekonomi të shëndetshme dhe jo një buxhet i posaçëm, deklaroi kryeministri holandez, Mark Rutte.
Ky i fundit e shpjegoi këtë deklaratë duke thënë se buxheti special është për të menaxhuar krizën, ndërkohë që Eurozonës i duhen ekonomi të shëndetshme për ta shmangur krizën.
Hollanda del kështu hapur sa i përket propozimit të Presidentit francez Emmanuel Macron në lidhje me një buxhet të përbashkët të Eurozonës dhe një super ministër financash.
Gjermania ishte vendi i parë që doli kundër këtij propozimi, paçka se nuk është shprehur asnjëherë kaq hapur.
Plani për një thesar të përbashkët të Eurozonës është një ndër shtyllat kyçe të projektit për të reformuar unionin, dhe Emmanuel Macron e kishte këtë projekt edhe në qendër të fushatës së tuaj elektorale.
Hollanda, ashtu si Gjermania dhe Sllovakia kërkon krijimin e një mekanizmi sovran për ristrukturimin e borxhit.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.