Holanda ndërton shtëpitë e para të printuara 3D që plotësojnë të gjitha standardet për të jetuar

Shtëpitë e para të banueshme 3D të shtypura në botë do të ndërtohen në qytetin holandez të Eindhovenit.
Kjo është një lëvizje që zhvilluesit shpresojnë të ndihmojë në transformimin e industrisë së ndërtimit.
5 nga këto shtëpi do të ndërtohen gjatë këtij viti si pjesë e projektit “Milestone”, një bashkëpunim midis Universitetit të Teknologjisë Eindhoven dhe partnerëve të ndryshëm të cilët do të sigurojnë që shtëpitë të përmbushin standardet e jetesës.
“Ky është projekti i parë i strehimit komercial në botë bazuar në shtypjen e betonit 3D. Shtëpitë do të jenë të gjitha të zëna dhe do të plotësojnë të gjitha standardet për t’u quajtur moderne dhe të rehatshme”.
Nuk është hera e parë që një shtëpi është shtypur në 3D, megjithëse të gjitha përpjekjet e mëparshme kanë qenë prototipe ose pjesë e projekteve kërkimore.
Shtëpia e parë e ndërtuar përmes Projektit “Milestone” do të jetë e vetme, por ekipi përfundimisht shpreson të ndërtojë shtëpi deri në tre kate të larta duke përdorur këtë teknikë ndërtimi.
Fillimisht, pjesët do të shtypen në universitet, por qëllimi është të zhvendoset gjithë operacioni në vendin e ndërtimit.
Grupi që qëndron pas projektit të fundit të ndërtimit më parë ka shtypur urën e parë 3D të shtypur në botë, e cila aktualisht përdoret nga çiklistët në fshatin holandez të Gemert.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.