Hollanda si Gjermania! Pro hapjes së negociatave, por ka disa kushte themelore për Shqipërinë
Qeveria hollandeze ka bërë publik qëndrimin e saj mbi raportin e Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë në procesin e hapjes së negociatave.
Në konkluzionet kryesore të qëndrimit të tyre shprehet se Shqipëria ka bërë reforma të prekshme në sistemin gjyqësor dhe në luftën kundër krimit të organizuar, por kanë shprehur edhe disa vërejtje në të cilat sipas tyre pa u bërë progres, negociatat nuk duhet të fillojnë.
Hollanda gjithashtu i konsideron zhvillimet e fundit në lidhje me ligjin e ri të mediave në Shqipëri si çështje shqetësuese pasi ato i përkasin interesave të pavarësisë së mediave.
Në të njëjtën linjë me Bundestag-un gjerman kur dha miratimin në vitin 2019 për hapjen e negociatave duket se do të jetë edhe Hollanda. Ky qëndrim pritet të diskutohet në parlamentin hollandez ne daten 17 Mars 2020 dhe më pas, diskutimi do te zhvillohet midis vendeve anetare ne Mbledhjen e Keshillit të dates 24 Mars 2020.
Hollanda përtej të gjithave ka vlerësuar progesin e Shqipërisë për të hapur negociatat, duke marrë si shembull këto reforma:
– Angazhimi i qeverisë shqiptare për planin e veprimit të Task Forcës për Veprim Financiar (FATF) është cilësuar si inkurajuese
-Fillimi i punës së Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)
-Krijimi i strukturave kryesore gjyqësore
-Rekordi i duhur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Mirëpo, duke vazhduar në linjën e kushteve të vendosura nga Këshilli Europian, qeveria e Hollandës vlerëson se duhet akoma progres në këto fusha:
-Përparimin në procesin e verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik
-Krijimin e strukturave të pavarura gjyqësore siç parashikohet nga reforma kushtetuese, duke përfunduar krijimin e organeve të specializuara, përkatësisht të SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe gjykatën e asociuar.
-Shqipëria gjithashtu duhet të forcojë rekordin e saj të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë ato në nivelin e lartë.
Në fund, qeveria hollandeze kërkon bashkëpunimin e qeverisë shqiptare për të:
– luftuar krimin e organizuar dhe emigracionin e paligjshëm.
-mbi reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e theOSCE / ODIHR,
-mbi ndryshimin e ligjit të mediave në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Nga krahu tjetër, qeveria Hollandeze në konkluzionet e saj jep dritën jeshile për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut duke e vlerësuar progesin e tyre si shumë thelbësor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.