Hong Kong, anulohen fluturimet për shkak të protestës
Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut ka anuluar të gjitha fluturimet e nisjes, pasi protestat antiqeveritare në terminalin e saj kryesor vazhdojnë ditën e katërt të protestave. Mijëra protestues janë mbledhur në aeroport, i cili është një nga aeroportet më të ngarkuar në botë.
Në një deklaratë, aeroporti tha ky tubim publik kishte shkaktuar pengesa serioze në funksionimin e tij Shumë prej atyre që protestojnë janë kritikë ndaj veprimeve të policisë, të cilët të dielën u xhiruan duke hedhur gaz lotsjellës dhe municion jo-vdekjeprurës në një distancë të afërt.
Demonstratat masive dhe trazirat e Hong Kongut nuk tregojnë asnjë shenjë qetësie, më shumë se dy muaj pasi ato u nxitën nga një projekt-ligj i diskutueshëm për ekstradimin. Në një deklaratë të hënën, Autoriteti i Aeroportit të Hong Kong-ut tha se ata po anulonin të gjitha fluturimet që nuk ishin kontrolluar akoma.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.